I shpëtoi atentatit për të disatën herë, kush është Gentian Bejtja, shënjestra e mbrëmjes së djeshme ku u vra kunati i tij dhe iu plagos i biri

Gentjan Bejtja, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit mesnatën e kaluar në Larushkë të Krujës, ku u vra kunati i tij Ramazan Sina si dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai i ka shpëtuar atentateve edhe më herët ndërsa mbrëmë mbeti i vdekur kunati i tij dhe u plagos i biri.

 Në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Nga ai atentat Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Po ashtu i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë, ku edhe në atë kohë mbeti i dëmtuar.

Kush është Gentian Bejtja?

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale në krime kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit, i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2015.

Stafuka dhe Bejtja ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Përveç precedentëve të mëparshëm, pas atentatit të natës së kaluar dyshohen dhe dy krime të tjera me të cilat Bejtja ka lidhje.

Emisionin “Në Shënjestër” ka publikuar dëshminë e Gentjan Bejtjas për vrasjen e biznesmenti të kromit, Iljas Çalit, më 3 prill 2022 në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Bejtja ishte një nga personat e fundit që kishte kontakte me Çalin. Në dëshminë e tij për policinë, ai ka treguar dhe vizitën 3-4 ditë para vrasjes.