Kreu i PD-së, Sali Berisha ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij, Liri Berisha në shkollën “Jordan Misja”. Berisha shoqërohej edhe nga djali i tij Shkëlzen Berisha dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Armina Mevlani. Pasi votoi, kryedemokrati u ndal në një komunikim për gazetarët.
“Të votojnë për veten e tyre, për punësim, për fermën dhe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në këtë vend. Të votojnë. çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar dhe të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është vetëm: Votoni, votoni, votoni.”– u shpreh kryedemokrati në dalje të qendrës së votimit.
3,713,761 qytetarë kanë të drejtë vote, përfshirë edhe Diasporën. Ndërkohë 114,642 janë votues për herë të parë
Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe pritet të mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në garë për 140 ulëset në Kuvend janë 2046 kandidatë, nga 11 parti dhe subjekte politike.