I ruajti vendin kur ishte me pushime, Lulzim Basha shpërblen Enkelejd Alibeajn

Enkelejd Alibeaj ka qenë një nga personat më besnikë të Lulzim Bashës, ndaj edhe ky i fundit ka vendosur që t’ia shpërblejë besimin.

Partia Demokratike e vulës, e drejtuar nga Lulzim Basha, do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, ku janë zgjedhur edhe strukturat drejtuese të kësaj partie, 4 nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Pikërisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, të mbajtur deri më sot nga Gazment Bardhi, Basha ka vendosur t’ia japë Enkelejd Alibejat, njeriut të cilit i besoi karrigen e kryetarit të PD-së për më shumë se 1 vit, kur vendosi të tërhiqet nga politika përkohësisht, i lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme.

Por edhe Alibeaj nuk e zhgënjeu, duke e ruajtur karrigen “me mish e me shpirt”, për t’ia dorëzuar sërish Lulzim Bashës, kur ky i fundit u nrikthye më i frynmëzuar se kurrë nga Presidenti ukrainas Zelensky.

Përsa i përket nënkryetarëve, ata do të jenë 4: Roland Bejko, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka.