Pas 1 jave i zhdukur 3 vjeçari nga Durrësi, Amar Gjuni është dorëzuar në prokurori nga gjyshja e tij, Bahrie Gjuni 54 vjeç, e cila është shoqëruar nga avokati i saj. Mësohet se i mituri është në gjendje të mirë ndërsa policia po ndalon edhe gruan.
Denoncimi u bë nga nëna e fëmijës Ille Gjuni, e cila tha se e kishte dërguar fëmijën të shtunën e kaluar tek gjyshërit nga ana e babait, por ata e kishin telefonuar duke i thënë se s’do t’ia kthenin më.
Ngjarja erdhi pas vdekjes së babait të fëmijës dhe djalit të dy të moshuarve, në një aksident rrugor një vit më parë. Nusja e tyre u largua direkt tek shtëpia e babait, bashkë me të miturin, duke u shtuar plagët prindërve fatkeq.
Ata janë përplasur shpesh me nusen e tyre 23 vjeçare për kujdestarinë e fëmijës, pasi sipas tyre ajo do të nisë një jetë të re, mirëpo nusja nuk ka pranuar dhe ua ka dërguar fundjavave sipas saj.
Për rrëmbimin e të miturit janë arrestuar gjyshi i tij Rexhep Gjuni dhe vëllai i gjyshes Arben Sulaj.