I përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, 30 vjeçari ekstradohet nga Gjermania

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania.

Silvester Driza, 30 vjeçari i shpallur në kërkim në Shqipëri, dhe më pas në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim

Driza ishte arrestuar në shkurt të këtij viti nga autoritetet gjermane.

I riu dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri Sh.p.k për trajtimin e inerteve dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.