I kërkuar nga Italia për “organizatë kriminale”, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “organizatë kriminale”, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh është arrestuar në Tiranë. Altianado Feimi është arrestuar në rrugën “Xhorxh Bush”, në kuadër të operacionit “Wanted 3”.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.