I kërkoi Ramës të jepte dorëheqjen, Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehajn

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi përjashtoi nga seanca kryetarin e Partisë Mundësia Agron Shehaj, vetëm se ky i fundit i kërkoi kryeministrit Edi Rama të dorëhiqej, duke u ndalur te protestat që po mbahen në vend për largimin e tij.

Rama u paraqit në Kuvend pasditen e kësaj të enjteje për të marrë pjesë në votimin e projektligjit për amnistinë.

Shehaj, duke sjell në vëmendje protestat, i kërkoi Ramës që të dorëhiqej, duke përsëritur kërkesën e mijëra qytetarëve të cilët dalin çdo ditë në shesh, ndërsa PS përgatitej për votimin e pr.ligjit.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës dhe dy deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erlad Kapri.