Safet Bajri ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një kallëzim me anë të të cilit kërkon të hetohen dhe arrestohen personat që sipas tij i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale.
Ai pretendon se persona të caaktuar kanë vendosur gjoba duke përdorur identitetin e tij.
“Po më cenohet reputacioni”, ka thënë ai, shkruajnë mediat. Safet Bajri, i konsideruar si I forti i Shkodrës ka dorëzuar ankesën në SPAK me anë të avokatit Sokol Tahiraj.
Bajri ishte ndër personat e parë që u shoqërua në Polici pas atentatit me katër viktima në Dobraç të Shkodër.
Ai mohoi të kishte gisht në ngjarje, ndonëse dyshimet e para nga atentati janë për përplasjet mes dy fiseve në Shkodër, mes Bajrave dhe Licëve. Pasi u mor në pyetje, Bajri u la sërish i lirë.
Nga atentati mafioz më 30 tetor 2024 në Dobraç humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.