I dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, sekuestrohen pasuritë e 34-vjeçarit në Tiranë

Gjykata e Tiranës vendosi të sekuestrojë pasuritë e një 34-vjeçari me banim në Tiranë. Ai rezulton person i dënuar për trafikim të qënieve njërëzore.

Policia thekson se pasuritë e sekuestruara janë një apartament dhe dy automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.

Pasuritë në fjalë 34-vjeçari i kishte regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar,

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Owner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të një shtetasi të dënuar për trafikim të qënieve njërëzore.

Pasuritë (1 apartament dhe 2 automjete), me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Owner”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit I. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.