I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari

Autoritetet belge kanë arrestuar Gerd Gjinararin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dënimin me burgim të përjetshëm. 

Gjinarari rezulton i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë në vitet ’90.

Në vitin 1997, një gjykatë italiane e shpalli fajtor për këtë krim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik.

Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. A

Krimi ndodhi në vitin 1997 në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Sipas hetimeve, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.