I dehur në timon dhe shkaktoi aksident, arrestohet nënkomisari i Policisë së Pogradecit

Nënkomisari i Policisë në Pogradec është arrestuar sot nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

46 vjeçari L.D. është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Mësohet se ai ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, që fatmirësisht ka qenë pa pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ai do vihet në hetim për veprat penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.