I arrestuar në Londër për ‘trafik droge’ e ‘pastrim parash’, sekuestrohen pasuritë e Fatjon Dautajt

Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Duatajt dhe familjarëve të tij. Pasuritë e Dautajt, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash u konfiskuan me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Fatjon Dautajt dhe familjarëve të tij ju sekuestruan:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Dyshohet se pasuritë e Dautajt dhe të familjarëve të tij janë vendosur nga aktivitete të paligjshme.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.