Një prej koncensioneve më të debatura, ai i markimit të karburanteve, do të shtyhet edhe me 1 vit. Kontrata e re u publikua në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e ministres së Financave.
Por shtyrja me një vit e këtij koncensioni është bërë pa asnjë koment apo argument. Shoqata e Hidrokarbureve e ka kundërshtuar këtë koncension duke e cilësuar një taksë shtesë që nuk ka sjellë asnjë përfitim. Aktualisht, rreth 8 milionë euro në vit paguajnë qytetarët shqiptarë në çmimin e naftës për këtë koncension. Nëse ai do hiqej, siç parashikonte kontrata fillestare, çmimet e naftës do binin me disa lek.
Në total, janë rreth 30 milionë euro që kanë paguar qytetarët për këtë koncension i cili ka raportuar fitime të mëdha. Në tatime, për vitin 2022, kompania ka raportuar një normë fitimi prej 39 përqindësh.