Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar sot në Borsh ku humbën jetën një çift bashkëshortësh dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.
Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti, 60 vjeç dhe bashkëshortja e tij, emri i së cilës nuk është bërë ende publik.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktimat që lëviznin me furgon ishin nisur për të tregtuar peshk në Borsh. Të dy kishin vendosur rripat e sigurimit dhe ndodheshin në korsinë e tyre në momentin e aksidentit.
Ndërkohë makina me të cilën udhëtonin dy të plagosurit lëvizte në krahun e kundërt me shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 200 km/h dhe nuk ka pasur asnjë tentativë frenimi në momentin e aksidentit.
Myfit Qejvani dhe i plagosuri tjetër janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë në rrezik për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.