Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrenxë të Dibrës ku një 31 vjecar ka humbut jetën tragjikisht. Policia njofton se i riu me me iniciale A.S teksa ka qenë shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë ai ka humbur jetën në vend. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, informoi sot policia.