Pas bërjes publike të ngjarjes së rëndë në fshatin Durmish të Finiqit të martën, ku 57-vjeçari, Ramadan Rroko dyshohet se përdhunoi të bijën, 24- vjeçare, detaje edhe më tronditëse janë bërë publike.
Prej vitesh i arrestuari ka jetuar dhe punuar në Sarandë, ndërsa vajza e tij prej një muaji ka shkuar për pushime tek i ati.
Është mësuar se 24 vjeçarja pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar zënka mes babait dhe vajzës së tij dhe kanë denoncuar rastin, i cili u pranua edhe nga vajza se është abuzuar disa herë seksualisht nga babai i saj.
Por edhe më tragjike është e shkuara e vajzës. Dyshohet se 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, e cila vuante nga probleme mendore helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan.
Ndërsa vajza u rrit në jetimore, fati i djalit të mbijetuar, nuk dihet.
I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.