ambulance ne kruje
Një nxënës i gjimnazit “Skënderbeu” në Krujë ka hedhur në korridorin e shkollës spraj djegës, çfarë ka sjellë që disa nxënës të tjerë të ndihen keq dhe të nisen drejt spitalit.
Mësohet se i riu që ka hehdur spraj është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje, ndërkohë që në shkollë ka arriur shërbimi mjekësor.
3 prej nxënësve janë nisur drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shfaqur shqetësime serioze.