Hetimet ndaj deputetit Bujar Çela, kryetarja e Bashkisë së Lushnjes përfundon dëshminë në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK. Kryebashkiakja socialiste është pyetur për rreth 3 orë nga prokurorët e SPAK, lidhur me hetimin ndaj deputetit të PS, Bujar Çela, ku në kapanonin në pronësi të këtij të fundit, humbën jetë babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Pasi doli nga ambientet e SPAK, Sefa nuk ka folur për gazetarët. Kujtojmë se hetimet për shpërthimin në kapanonin në Lushnje i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë.

Ndaj deputetit Bujar Çela rëndojnë disa vepra penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”.