Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet seanca e posaçme plenare për heqjen e imunitetit të deputeit socialist Arben Ahmetaj. Kërkesa për heqjen e imunitetit është bërë nga SPAK, që e akuzon ish-ministrin për aferënn ë inceneratorëve dhe kërkon ta burgosë.
Mazhoranca dhe opozita ranë dakord që heqja e imunitetit të bëhet sot, pas përplasjeve të forta në mbledhjet e Këshillit të Mandateve dhe seancës së djeshme plenare. Opozita ka përgatitur edhe një raport me 9 faqe që do t’i dërgohet Kuvendit, ku renditen arsyet përse Ahmetajt i duhet hequr imuniteti.
Ndërkohë, vetë Arben Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë, në një shtet që askush nuk e di, teksa ka reaguar vetëm nëpërmjet një mesazhi dhe një postimi në rrjetet sociale, ku hedh poshtë akuzat dhe i kërkon falje familjarëve.
Ky është raporti që do të dorëzojë sot PD në Kuvend: