Hasmëria mes dy ish-deputetëve të PS, vëllai i Rrahman Rrajës organizoi vrasjen e Arben Ndokës, si dështoi plani në minutat e fundit

Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK që goditi 7 grupe kriminale ku u zbardhën vrasje dhe atentate të dështuara, mes tyre edhe tentativën për ekzekutimin e ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

Në dosjen e SPAK thuhet se organizatori në planin për vrasjen e Ndokës, që nuk u realizua, ka qenë Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Por, Ndoka nuk shkoi për ngushëllim, ndaj edhe plani dështoi.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurrën planin për të vrarë Ndokën.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje.

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish deputetit.

Në dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, është larguar, pasi ai e ka informuar që të mos rrijë më aty pasi ai nuk do të vinte”.

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste, por deri më tani policia ka arritur të ekzekutojë 14, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar jashtë vendit. Në kërkim janë shpallur 30 persona, mes të cilëve edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Lista e urdhër-arresteve:

1.         Arben Ndoka
2.         Arian Tuku
3.         Ilia Ndoka
4.         Samuel Ndoka
5.         Vinçens Tuku
6.         Ervis Martinaj
7.         Jozi Kraja
8.         Astrit Avdyli
9.         Aldo Avdyli
10.       Miri Bruli
11.       Naim Stafuka
12.       Emiljano Shullazi
13.       Blerim Abazi
14.       Elvis Ndreca
15.       Oltion Zefi
16.       Edson Jozëik
17.       Armando Ndreca
18.       Kasandër Noga
19.       Elson Reçi
20.       Besian Xhixha
21.       Enver Diva
22.       Robert Laçi
23.       Fatmir Troplini
24.       Klodian Shahini
25.       Henerigert Mitri
26.       Gjergji Cukali
27.       Kristos Teta
28.       Denis Meta
39.       Gentian Binjaku
30.       Viktor Imeraj
31.       Satilno Basho
32.       Marklen Haka
33.       Tori Xhecuka
34.       Edison Muceku
35.       Albert Zaja
36.       Florenc Kelmendi
37.       Ardit Gjokrosa
38.       Deivis Bajramaj
39.       Adrian Pikli
40.       Durim Bami
41.       Endrit Dokle
42.       Xhelal Rraja
43.       Altin Morina
44.       Leonard Duka
45.       Erlis Duka
46.       Fatmir Hyseni
47.       Altin Gega
48.       Drianto Bardhi
49.       Fabio Ballabani
50.       Elton Zalla.