HARTA/ Ndikimi i krimit në zgjedhje, dy qytetet që konsiderohen si “vatrat” e këtij fenomeni

Këtë të premte (11 prill 2025) është hapur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Partitë politike përgjatë një muaji do të mbajnë takime intensisve në 12 qarqet e vendit, aty ku do shpalosin vizionin dhe programet e tyre për drejtimin e Shqipërisë.

Prej vitesh vijon të mbette një problamatikë, e cila lidhet me përfshirja e elementëve kriminalë në fushatat zgjedhore.

Fenomenet e blerjes së votës, presioneve dhe orientimi i votës, kanë qenë shqetësime preznete pothuajse në çdo palë zgjedhje, që janë mbajtur në Shqipëri.

Instituti i Studimeve Politike ka prezantuar zonat, të cilat sipas tij konsiderohet si vatra të nxehta dhe që janë nën ndikimin e grupeve të të fortëve.

Sipas ISP, Elbasani dhe Durrësi mbajnë kurorën në krahasim me qytetet e Shqipërisë, pasi ndikime të tilla janë parë edhe në zgjedhjet e 2021.

Ndikimi dhe influenca e “të fortëve” në këto dy qytete thekson ISP-ja është shumë i lartë. Ndërsa pas tyre vjen Dibra dhe Vau i Dejës.