Haptazi, PD zyrtare përjashton edhe 13 deputetë të tjerë

Partia Demokratike zyrtare ka përjashtuar edhe 13 deputetë të tjerë nga Grupi i saj Parlamentar, ndonëse askush nuk është lajmëruar.

Në faqen zyrtare të pd.al, është publikuar lista e deputetëve anëtare të grupit, ku shënohen vetëm 25 anëtarë. Mes tyre, edhe 4 deputetë të PD që formalisht janë anëtarë të grupeve të tjera të opozitës si Andia Ulliri, Emilia Koliqi, Peteit Doda apo Seladin Jakupllari.

Por formalisht, Grupi Parlamentar i PD ka të regjistruar në Kuvend 34 deputetë me kryetar Gazment Bardhin. Ky i fundit e shprehu në deklaratën e fundit publike se disa deputetë janë zhdukur nga faqja zyrtare e PD, ashtu siç ka ndodhur me anëtarët e Këshillit Kombëtar. 

Heqja e këtyre emrave, që janë publikisht kundër Lulzim Bashës, nuk është formalizuar ende në Kuvend. Ky përjashtim vjen pas përjashtimit dhe të afërsisht 15 deputetëve të tjerë që mbështetën Sali Berishën. 

Mes emrave të përjashtuar janë Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Tomor Alizoti, Bujar Leskaj, Dhurata Çupi, Edi Paloka, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Sorina Koti. 

Këto përjashtim nuk bazohen askujd dhe janë në shkelje të çdo rregulloreje apo statuti të partisë.

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit do rrudhë edhe më shumë grupin parlamentar të PD. Nëse Basha do rimarrë drejtimin, siç duken gjasat, atëhere grupi mund të reduktohet në minimumin ligjor, prej 7 anëtarësh, nga 59 mandate të fituara në zgjedhjet e vitin 2021.