Në qytetin e Pogradecit do të hapet këtë verë burgu më i ri në vend, i cili do të shërbejë për të moshuarit.
Godina e cila ndodhet mes maleve në fshatin Pojskë, dikur ishte godinë e minierës së kromit.
Drejtori i ri i burgut është caktuar të jetë Durim Toska. Ai ka mbajtur për 4 vite postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit, si dhe ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në Maliq.
Risia e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, është se do të shërbejë për personat mbi 60 vjeç.
Puna për rikonstruksionin e godinave dhe përshtatjen e tyre në një institucion të vuajtjes së dënimit në Pjoskë nisi gjatë vitit 2020. Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe policor.