Greqia e prerë me autoritetet në Shqipëri: Beleri të betohet si kryebashkiak, brenda apo jashtë burgut

Gjykata e Lartë vendosi dje që t’i shuante shpresat Fredi Belerit duke e lënë sërish në burg.

Menjëherë pas vendimit ka reaguar ministri i jashtëm grek, Girogios Gerapetritis, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ këtë vendim ndërsa thotë se nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e Evropës, duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.

“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtë”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.

Fredi Beleri, u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore.