Dje, më 28 mars 2025, në sallën “Neço Muko” në Himarë, u zhvillua një aktivitet emocionues dhe frymëzues dedikuar grave dhe historive të tyre të jashtëzakonshme.
Ekspozita “Gjyshet: Trashëgimia e Fuqisë dhe Dashurisë” solli në fokus një fjalëkryq kujtimesh, force dhe dashurie, që treguan kontributin e gjeneratave të mëparshme të grave në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të komunitetit tonë.
Pjesë e veçantë e aktivitetit ishte diskutimi i hapur me gazetaren Anila Hoxha, ku u ndanë zëra të guximshëm dhe histori të pathëna. Ky moment krijoi një hapësirë të vlefshme për reflektim dhe dialog mes brezave, duke fuqizuar më tej lidhjen mes grave të komunitetit