Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e filialit të Fibank, paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se autori është futur me një çantë në filialin e FiBank ku brenda saj kishte kallashnikov.
Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.
Më pas ai është drejtuar nga arka, ku mësohet se ka arritur të marrë 20 milionë lekë dhe t’i fusë në çantë dhe ka tentuar të largohet. Por ai është kapur nga unformat blu.
58-vjeçarit i është sekuestruar çanta e krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit.
Në dëshminë e tij para policisë Fusha ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.
“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur Fusha.
“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin”, njoftoi policia.