Është arrestuar ditë ne sotme 31 vjeçari që grabiti një dyqan në rrugën “Myslym Shyri” dhe tentoi të vidhte në një tjetër në Kombinat.
I riu u fut me një pistoletë çakmak dhe kërcënoi punonjëset duke marrë një shumë parash në dyqanin e parë.
Ai shkoi përsëri ditën tjetër në një dyqan tjetër por punonjëset arritën ta nxirrnin jashtë, duke i vënë në dukje se po i kërcënonte me pistoletë lodër.
Sipas njoftimit të policisë 31-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.