Grabiti exchange-n në Tiranë, në kërkim autori 39 vjeçar, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Është zbardhur grabitja e ndodhur disa ditë më parë në një exchange në Unazë të Re.

Video e grabitjes u bë virale ndërsa tregonte se si një i ri i maskuar futej me armë në exchange dhe duke kërcënuar punonjëset merr nga arka rreth 30 mijë euro. Ai është larguar me biçikletë nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se Artan (Marius) Tafani, 39 vjeç nga Fieri, është autori i maskuar i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai kërkohet edhe për grabitje të tjera.

Gjithashtu është arrestuar bashkëpunëtori i tij, 35 vjeçari Enio Meçaj, nga Fieri. Ky i fundit i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.