Grabitet në mes të ditës taksisti në Tiranë, policia nuk ka identifikuar ende autorët

Një shofer takxie ka rënë pre e një grabitjeje këtë të premte. Policia njofton se dy persona, të paidentifikuar ende i kanë vjedhur një shumë parash shoferit të një taksie dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se taksisti sapo kishte tërhequr një shumë të madhe parash nga një “Exchange”, por dy personat i janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin dhe më pas kanë ikur.

Pas marrjes se informacionit, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.