Dega e Partisë Demokratike në Cërrik denoncoi sot se zyra elektorale ishte grabitur gjatë natës dhe se ishin marrë një kompjuter dhe një televizor.
Pak pas denoncimit ka ardhur edhe reagimi i policisë, që thotë se në lokalin që PD ka marrë me qira për qëllime elektorale sekretarja e degës së këtij subjekti politik ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit”- njofton policia.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.