Grabitet gjimnazi në Malësi të Madhe, ja çfarë vodhën autorët

Një shkollë e mesme është grabitur gjatë natës së të martës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe.

Policia ka deklaruar se grabitësit kanë vjedhur disa pajisje kompjuterike. Kompjuterat përdoreshin nga nxënësit e shkollës, për procesin e mësimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe bëhet me dije, se po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.