Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona në flagrancë, gjatë një operacioni të zhvilluar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, ku u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë, përkatësisht Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj.
Së bashku me ta ndodheshin edhe dy shtetas grekë, të cilët, sipas Policisë, nuk kanë kallëzuar për veprimtarinë kriminale, ndonëse kishin marrëdhënie shoqërore me të arrestuarit.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se të dy shqiptarët përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme në pamje, për të transportuar dhe shpërndarë lëndën narkotike, me qëllim shmangien e ndjekjes nga autoritetet.
Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar kokainën, dy automjetet, disa telefona celularë dhe një shumë parash, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal dhe lidhjet e mundshme të personave të përfshirë.