Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, i akuzuar për dhunë në familje ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në pranga ra shtetasi me iniciale P.G, i cili ka dhunuar gruan dhe vajzën e tij. Ndërkohë një 38-vjeçar u procedua pasi ka rrahur bashkëshorten e tij dhe një 20-vjeçar, prindërit e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.