Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga dosja “Partizani”, GJKKO: Çdo vendimmarrje do të njoftohet në seancën e 21 korrikut

GJKKO ka dal me një një reagim zyrtar pas kërkesës së gjyqtares Elsa Ulliri, për të hequr dorë nga gjykimi i dosjes “Partizani” ku i pandehur është ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarber Malltezi.

Gjykata e Posaçme thotë se çdi informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik.

Raportohet se gjyqtarja ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje prej disa ditësh me argumentin se është kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri.

“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”, njofton GJKKO.