Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama i drejtohet Trump-it: Zoti President, të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin

“Shqipëria është e nderuar të jetë vend themelues i Bordit të Paqes dhe nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes.

Rama konfirmoi deklaratën e bërë më herët nga presidenti Donald Trump duke u zotuar se Shqipëria është gati të kontribuojë me trupa për sigurinë në Gaza.

“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka… sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë.

Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Z. President, përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin. Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet duke kontribuar për të ndihmuar fëmijët dhe pengjet nga çmenduria e Hamasit. Për të vijuar, jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë në këtë që bota të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës” – u shpreh Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i kërkuar presidentit amerikan për të bërë duke parandaluar dënimin e tyre.

“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen dhe për një konflikt afër shtëpisë tonë, ku presidenti Trump u ndal te Kosova dhe Serbia. Për të u bërë e famshme në të gjithë botën, Presidenti i Kosovës po shpenzon 6 vjet në një gjyq të urryer të sponsorizuar nga disa vende demokratike, disa presidente këtu, që duhet të jenë të turpëruar nga kjo drejtësi. Vetëm një javë më parë, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, duke u tërhequr para një shteti që kërkon drejtësi. Z. President, le të bëjmë diçka para se siç thatë dhe ju, para se gjëra më të këqija të ndodhin” tha ndër të tjera Rama.