“Gjykimi i Ramës për McGonigal nis në tetor” Berisha: Nuk ka forcë që e shpëton

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në tetor do të nisë hetimi për Edi Ramën dhe përfshirjen në çështje McGonigal.

Sipas Berishës, Ramën nuk ka forcë që e shpëton dhe në tetor do të ulet e do të dëshmojë “lidhjet e tij të zeza”.   McGonial, sipas Berishës ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Ramës i është hetuar çdo email, çdo komunikim.

“Është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pad. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhëna për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim.”, tha Berisha.