Frika nga goditja me vezë ka bërë që deputetët dhe ministrat të përdorin një qendër tregtare për t’u futur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, për të mos u përballur me mijëra protestues që kanë mbushur rrugët e Tiranës që në mëngjes.
Ndërkohë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme, në ditën e 58-të të protestës, ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Sot, në Kuvend do të mbahet seanca e fundit plenare, që pritet të nisë në orën 10:00, e cila do të ndahet në dy pjesë.