Gjykata shtyn me 3 muaj afatin e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

Gjykata e Tiranës ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje e pasurisë.

Ajo u arrestua pasi në banesën e pastrueses së saj, Rozeta Dobit, u gjetën shuma të mëdha euro të fshehur në tubin e aspirimit, për të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit.

Ndërkohë, avokati i ish-zyrtares e ka cilësuar të paligjshme zgjatjen e hetimit, pasi sipas tij, Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

Është bërë kërkesë-vendimmarja për të kryer një akt ekpertimi kombëtar. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit “arrest me burg”.  Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit.

Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Ne jemi në kushtet që masa e sigurimit qëndron arrest me burg dhe gjykata ka zgjatur dhe 3 muaj afatin e burgimit. 138 mijë Eurot që kanë qenë në pronësi të Alda Klosit janë të sajat dhe për këtë është bërë kallëzimi. Pjesa tjetër e origjinës i takojnë Prokurorisë. E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çudishme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronavëve të lekëve.

Hera e parë në Republikën e Shqipërisë që më shumë i besohet një sanitareje e cila është kapur me presh në duar duke vjedhur dhe nuk besohet një drejtoreshe e Ministrisë së Financave. Prokuroria në habi të të gjithëve merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha”, tha avokati.