Gjykata liron nga burgu përdhunuesin e shqiptares në Greqi, 33-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

Gjykata në Athinë ka lënë të lirë 27-vjeçarin palestinez Mohammad Odi, i cili u arrestua dje teksa aluzohet për përdhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33 vjeçares shqiptare nga Kuçova, Gabriela Çelaj.

Siç shkruajnë mediat greke duke iu referuar burimeve gjyqësore, 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital. Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë.

27 vjeçari palestinez Autori Mohammad Odi, u arrestua nga policia greke në Omonia, ku e gjet me një thikë të gjakosur me vete ndërsa u lirua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë nëna e 33-vjeçares ka treguar se vajza e saj u gjet në një bodrum, e lidhur dhe e dhunuar keq, me plagë në sy dhe kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ksouthou” në Athinë në një objekt të braktisur, ku efektivët pasi kanë dëgjuar disa thirrje për ndihmë kanë shkuar në katin e parë të objektit dhe kanë parë një derë të mbyllur. Efektivët kanë hapur derën, kanë nxjerrë shqiptaren që aty dhe e kanë dërguar në spital, ku po vijon të marrë aktualisht mjekim. 33 vjeçarja ndodhet ende në gjendje kritike për jetën.