Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vepra arti, avokati: I kanë blerë me 1 euro në Greqi, janë piktura ordinere

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të arrestuarit për vjedhjen  dhe trafikimin e pikturave dhe ikonave të artit që sipas policisë kanë vlerë 1.5 milion euro.Bëhet fjalë për Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera”

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.

Pas seancës ka reaguar për mediat Shpëtim Kalemi, i cili ka thënë se klienti i tij ka paraqitur faturën me TVZH ku i ka blerë këto mallra në shtetin grek dhe po ashtu edhe zhdoganimin në Shqiprëri.

“Për dy të arrestuarit u caktua masa e sigurimit arrest në burg pa afat, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të veprave të artit. Pavarësisht pretendimeve nga Shpëtim Kalemi, klienti im, i cili ishte i pajisur ndër të tjera edhe me faturë TVSH  ku i kishte blerë këto mallra ne Shtetin grek dhe po ashtu që janë zhdoganuar nga në shtetin shqiptar” tha avokati.

Avokati  shtoi se kemi të bëjmë me dy persona të paarsimuar që nuk kanë shanse të marrin vesh nga veprat e artit, “Kemi të bëjmë me dy persona të pa arsimuar dhe që jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk ka shans që ata të marrin vesh nga veprat e artit . Janë persona që i shesin në tregun e rëndomtë, që shiteshin nga 5-10 mije lekë të vjetra dhe janë marrë me 1-2 euro në shtetin grek. Janë piktura ordinerë të rëndomta”.