Gjykata jep masën e sigurisë për “Çipurin”, ish-anëtarin e bandës së Gaxhait

Gjykata ka lënë në burg Armando Sulejmanin, i njohur me nofkën “Çipuri”, i cili u arrestua në Durrës pak ditë më parë pasi u kap në flagrancë duke udhëtuar me një mjet të vjedhur. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 2 muaj.

Sulejmani ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në qytetin e Vlorës, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në 2002 ai u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes. Gjithashtu ai i ka shpëtuar edhe një atentati në shkurt të vitit 2019, ku mbetën të vrarë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani.