Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pasi Gjykata e Apelit vendosi t’i japë përfundimisht vulën Sali Berishës.
Vendimi është i formës së prerë dhe Noka e ka cilësuar këtë një ditë të mirë për demokratët dhe një ditë të zezë për regjimin,
Reagimi:
Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.
E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.
Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin.
Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.