Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për ndryshimin e masës së sigurisë.
AI kërkoi që të kishte një masë më të butë sigurie se “arresti me burg”, por kërkesa e tij është hedhur poshtë. Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në 12 Maj, i dyshuar për korrupsion pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.
Beleri vijon të qëndrojë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë, pasi ka probleme me zemrën. Ndërkohë pritet të mbyllen hetimet e SPAK dhe më pas çështja të kalojë në GJKKO, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar për Fredi Belerin.