Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2.8 vite burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri prej rasteve ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015.
Sipas hetimeve, ndërtimi i saj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Ndërsa për Fatmir Ejupin, Fuqiri Farrukun dhe Ardian Bulkun, Gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre.
Ndërkohë, ish-kryebashkiaku i Durrësi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa në seancën e sotme ku u dha vendimi, Dako u përfaqësua nga avokati i tij.