Gjykata e Lartë “rrëzon” Sali Berishën, ish-kryeministri mbetet në arrest shtëpie

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo gjykatë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Berisha, i cili do të vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Kolegji Penal vendosi sot të lërë në fuqi vendimin vendimin e 25 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rikujtojmë se prej dhjetorit të vitit të kaluar, më kërkesë të SPAK, GJKKO ashpërsoi masën ndaj Berishës nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Berisha akuzohet për korrupsion në lidhje me dosjen Partizani teksa hetimet dhe akuzat e tij i ka konsideruara të nxitura politikisht.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në vendimin e GJKKO-së.