Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për sekuestrimin e apartamentit të tij në qytetin e Vlorës.
Jorgo Goro kishte bërë rekurs të vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi sekuestrimin e kësaj prone. Në korrik të këtoj viti, Apeli i Posaçëm vendosi sekuestrimin e apartamentit 81 m2m që Jorgo Goro zotëron në qytetin bregdetar.
Kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg pasi akuzohet për tjetërsim pronash, ndërsa është vënë nën hetim edhe për pasurinë e tij.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Goros. Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Himarë, si dhe fshehjes së pasurisë.