Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm për Fredi Belerin.
Ky i fundit kërkonte pafajësinë, por kërkesa e tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë, e cila konfirmoi dënimin me 2 vite burg ndaj tij për veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.
Fredi Beleri, tashmë eurodeputet, u zgjodh në maj 2023 si kryebashkiak i Himarës, por ai nuk e mori detyrën e tij pasi u arrestua pak ditë para zgjedhjeve me akuzat e blerjes së votës dhe u gjet fajtorë në shkallën e parë dhe në apel.
Në shtator të 2024-ës ai u lirua nga burgu, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 javë nga shlyerja e dënimit.
Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian, ndërsa u shpall fitues.