Gjykata e Korçës lë në burg Spartak Çelën, 39 vjeçari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Spartak Çela, 39 vjeçari i shumëkërkuar, i cili u arrestua nga policia dy ditë më parë, është lënë në burg nga Gjykata e Korçës.

Pas 4 viteve arrati, Çela pati guximin të dilte sërish me armë e të kërcënonte punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike në zonën e Mokrës ku edhe fshihej.

Më herët ai kërkohej pasi kishte qëlluar me kallashnikov në një lokal në Velçan të Mokrës, kundër disa personave.

Mbi të  rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

Ai u vendos në pranga më 11 Gusht dhe akuzohet se në datën 20 gusht 2020 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin me iniciale A. Sh.