GJKKO lë në burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mohon akuzat

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Vetë Dako i ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij, teksa ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërkohë, për ekspertin Adrian Bulku GJKKO ka vendosur masë më të butë sigurie, duke e liruar nga burgu, por i ka dhënë “arrest shtëpie”.

Tashmë Vangjush Dako do të transferohet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në kryeqytet, ndërkohë që pret seancën e radhës ku do të merret vendimi në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Vendimet e GJKKO:

Vangjush Dako –  Arrest me burg
Fiqiri Farruku – Arrest me burg
Adnand Toçilla – Arrest me burg
Adrian Bulku – Arrest shtëpie
Djana Deda – Detyrim paraqitje
Ferzilet AHjdëri – Arrest shtëpie
Meri Semini
Arrest shtëpie

Në kërkim:
Adhurim Qehjaj
Ermal Lama
Fatmir Ejupi