GJKKO lë në burg Ilir Metën, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin dhe dy të tjerët

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e “arrestit me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta si dhe “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Ndërkohë me të njëjtën masë si Kryemadhi janë lënë Piro Xhixha dhe Ema Çoku.

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut përfundoi pas 4 orësh. Seanca nisi fillimisht në orën 9:30 të mëngjesit, por u ndërpre për shkak të tensioneve në gjyq.

Ish presidenti Ilir Meta ka sulmuar prokurorët, sidomos Altin Dumani, duke e kërcënuar atë hapur.

Ai i është drejtuar me fjalët “Dum duman, qen. Këtu ta kam, mbaje mend se çfarë kam për të të punuar etj”, ndërsa Dumani ka qëndruar i qetë teksa lexoheshin akuzat.

Ilir Meta u arrestua një një operacion të bujshëm të hënën e 21 tetorit të “Kthesa e Kamzës”, teksa ish-Presidenti i vendit po kthehej nga Kosova. Ai akuzohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.